Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti, bandat pengojnë punën e grupeve të kërkim-shpëtimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bilanci i viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri ka tejkaluar shifrën 28 000 dhe shpresa për të gjetur të mbijetuar të tjerë po shuhet me kalimin e ditëve.

Ekipet gjermane dhe austriake ndërprenë operacionet e kërkim-shpëtimit të shtunën, duke përmendur si shkak përplasjet midis grupeve të paidentifikuara. Siguria pritet të përkeqësohet, pasi furnizimet ushqimore pakësohen, tha një nga pjesëtarët e ekipeve.

Një zëdhënës i ushtrisë austriake tha se përleshjet midis grupeve të ndryshme në provincën Hatay kishin detyruar dhjetëra personel ndihme që të kërkonin strehim në një kamp.

Disa orë pasi Austria ndërpreu përpjekjet e saj të shpëtimit, Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha se ushtria turke kishte ndërhyrë për të ofruar mbrojtje, duke lejuar rifillimin e operacioneve të shpëtimit.

Dega gjermane e grupit të kërkim-shpëtimit ISAR dhe Agjencia Federale e Gjermanisë për Ndihmën Teknike (TSW) gjithashtu pezulluan operacionet, duke përmendur shqetësimet e sigurisë.

Share This Article