Rritet çmimi i grurit! Prodhuesi i dytë më i madh në botë ndalon eksportin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Çmimi i grurit në tregjet ndërkombëtare është rritur ndjeshëm pasi India ndaloi eksportin e drithërave, duke arritur nivelin më të lartë të dy muajve të fundit .

Çmimet e grurit janë rritur me rreth 60% në tregjet botërore këtë vit, duke rritur koston e gjithçkaje.

India është prodhuesi i dytë më i madh në botë i grurit, por nuk ka qenë më parë një eksportues i madh pasi shumica e të korrave të saj shiteshin zakonisht në tregjet e brendshme.

Zyrtarët qeveritarë thanë gjithashtu se ndalimi nuk ishte i përhershëm dhe mund të rishikohej, por shumë ekspertë tregjesh e konsiderojnë lëvizjen e Indisë si një tentativë për të përfituar më shumë nga rritja e çmimeve dhe kjo pasi eksportet e grurit të Ukrainës ranë pas pushtimit rus.

Share This Article