Rritet dukshëm sjellja antishoqërore në Angli

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Raportet e sjelljes antishoqërore janë rritur ndjeshëm gjatë shpërthimit të koronavirusit, tha policia. Në katër javët e fundit, ka patur 178,000 incidente në të gjithë Anglinë dhe Uellsin – një rritje prej 59% në krahasim me vitin e kaluar.

Sipas Këshillit të Shefave të Policisë Kombëtare, që rritja ka të ngjarë të lidhet me shkeljet e masave të bllokimit – me më shumë se 3.200 gjoba të lëshuara në Angli.

Në përgjithësi, krimi ka rënë me 28% – si dhe përdhunimet dhe vjedhjet në 37%, grabitjet dhe vjedhjet e makinave të gjitha me 27%.

Shifrat përfshijnë katër javë – deri në 12 prill.

Martin Hewitt, kryetari i NPCC, tha se nuk është për t’u habitur që krimi ka rënë dukshëm duke pasur parasysh që baret, restorantet dhe shumica e dyqaneve janë të mbyllura dhe njerëzit janë duke qëndruar në shtëpi.

Ka pasur gjithashtu ulje në telefonatat e 999 dhe 101, pasi më shumë njerëz po i raportojnë online shkeljet.

Sidoqoftë, shifrat nuk përfshijnë mashtrimet. Lynne Owens, drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Krimit, paralajmëroi se kriminelët po shfrytëzonin krizën duke tentuar të shesin pajisje të mbrojtëse për Covid-19.

“Mashtruesit janë duke luajtur me frikën e njerëzve,” tha ajo.

Zonja Owens tha gjithashtu se tregtarët e drogës po përshtatnin metodat e tyre duke bërë marrëveshje në parqet e makinave të supermarketeve.

Ajo tha se NCA ishte “vigjilente” ndaj potencialit për rivalitet midis bandave të drogës sepse çmimi i shitjes me shumicë dhe pakicë i kokainës është rritur.

Nënkryetarja Sara Glenn, e cila është drejtuese e zbatimit për NPCC gjatë bllokimit, tha se javën e kaluar ka pasur rritje serioze të dhunës, e cila mund të lidhet me të varësinë e personave që e kanë më të vështirë marrjen e drogës në këtë periudhë.

NPCC tha se midis 27 Marsit dhe 13 Prillit, policia në Angli ka vënë 3,203 gjoba, dhe 290 të tjera në Uells.

Më shumë se 80% e dënime u janë vënë meshkujve, ndërsa 39 u janë vënë gabimisht fëmijëve – të moshës 16 dhe 17 vjeç – të cilët me ligj nuk mund të gjobiten, e për këtë arsye gjobat janë hequr.

Z. Hewitt tha se nuk kishte asnjë provë që gjobat po jepeshin në mënyrë disproporcionale për grupet e minoriteteve të zeza dhe etnike.

Në total, 26 gjoba u janë vënë personave të moshës 65 deri në 100 vjeç. (BBC)

Share This Article