Kërkesa për automjete elektrike të cilat konsumojnë më pak dhe janë më miqësore për ambientin, po rritet me shpejtësi në tregun shqiptar. Megjithatë mungon ende infrastruktura karikuese për të ushqyer sasinë e madhe të mjeteve të tilla në qarkullim
Automjetet elektrike sa vijnë e shtohen. Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor dëshmojë se vetëm në 4 muajt e parë të vitit, automjetet ekologjike kanë pësuar një rritje pre 92% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave, mjetet e tipit “All Electrik” pra ato të cilat kanë ushqyerje vetëm elektrike me 0 kilomentra përbëjnë 16.9% të totalit të makinave të importuara, në rritje me 7% krahasuar me ato të importuara vitin e kaluar. Në prill flota e mjeteve vetëm elektrike ishte 4,120 mjete.
Sa i takon makinave hibride, sipas regjistrimeve rezultojnë të jenë 1529 të tilla, 99% më shumë se janar-prilli i vjetshëm.
Duket se qartë kërkesa për makina elektrike sa vjenë e rritet në tregun vendas në mënyrë të shpejtë. Konsumi I ulët I këtyre mjeteve dhe më ekonomik krahasuar me atë të makinave tradicionale, ka shtuar kërkesën për makina të rikarikueshme. Megjithatë problem mbetet mungesa e stacioneve të karikimit.
Në raportin vjetor të entit rregullator të energjisë, rezulton se për 2023shin, janë instaluar gjithsej 26 pika të reja karikimi për makina elektrike. në Durrës 2 me fuqi të instaluar 250 kw, ndërsa në Tiranë janë në total 26 kontrata me fuqi të instaluar 2565 kw.
Numri i kufizuar i njësive karikuese përbën një problem infrastrukturor për tregun e makinave elektrike, shkruhet në raport,i cili ngadalëson përhapjen e tyre me shpejtësi.