• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 21, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Maqedonia
Rritet kostoja e jetesës në Maqedoni

Rritet kostoja e jetesës në Maqedoni

by albnews
8 August, 2023
in Maqedonia
0
6
VIEWS

Të dhënat për muajin korrik tregojnë se kostoja e jetesës për qytetarët e Maqedonisë së Veriut për një vit është rritur për 8.4%, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë për 4.9%. Nga Qeveria u mburren se arritën që edhe më tej të ulin inflacionin atëherë kur kostoja e jetesës u rrit për vetëm 1.1%, kurse çmimet e shitjes me pakicë për 1.6%.

Në një intervistë për MIA-n, kryeministri Kovaçevski deklaroi se pritet që trendi i rënies të vazhdoj edhe më tej duke shtuar se masat ekonomike po japin rezultatet e dëshiruara.

“Këtë vit njëjtë si vitin e mëparshëm jetuam krizën më të madhe ekonomike dhe energjetike që bota ka njohur në historinë e re. Ne si shtet kemi luftuar për të zbutur goditjen e çmimeve dhe në të njëjtën kohë nuk kemi lejuar ndikim në çmim tek qytetarët”, tha kryeministri.

Njëjtë si kryeministri u shpreh edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook shkroi se këto shifra janë në përputhje edhe me pritshmëritë e qeverisë të cilat parashikojnë që inflacioni mesatar për vitin 2023 të jetë 8,9%.

“Këto shifra janë në përputhje edhe me pritshmëritë e qeverisë me të cilat parashikohet që inflacioni mesatar për vitin 2023 të jetë 8.9%. Nga ana tjetër kjo qeveri i kushton rëndësi të madhe krijimit të një klime pozitive të biznesit, ku kompanitë do të motivohen për të paguar paga konkurruese, rritja e të cilave do të jetë shumë më e lartë se rritja e kostos së jetesës”, shkroi Bytyqi.

Megjithatë ekonomistët nuk ndajnë optimizmin e qeverisë sa i përket rënies së inflacionit, madje disa prej tyre “rimëkëmbjen” aktuale e shohin si rezultat i lëvizjeve globale dhe jo si rezultat i masave të qeverisë. Branimir Jovanoviq nga Instituti Ekonomik i Vjenës, vlerëson se nuk ka bazë për të cilësuar si të mposhtur inflacionin apo edhe të vënë nën kontroll, pasi sipas tij fakti se në korrik ai u ul në 8.4% është tërësisht për shkak të asaj që ekonomistët e quajnë efekti bazë.

 “Nëse shikoni inflacionin mujor në qershor dhe korrik, ai është 1% në muaj që është e barabartë me 12% në vit. Në 5 muajt e mëparshëm nga janari në maj, inflacioni mujor ishte 0.3% që është dukshëm më i ulët se ky aktual. Pra, presionet e çmimeve jo vetëm që nuk po zvogëlohen por edhe po përshpejtohen në këto dy muajt e fundit. Kjo për shkak të heqjes së kufizimeve nga ana e qeverisë”, u shpreh Jovanoviq duke shtuar se janë dashur edhe disa muaj për të bërë një hap të tillë.

Rritja e çmimeve shqetëson edhe qytetarët të cilët ankohen se mezi po ia dalin mbanë. Përveç tyre të pakënaqura shprehen edhe sindikatat të cilat u ndanë në pranimin ose mospranimin e marrëveshjes me qeverinë për rritjen e pagave për 10% që nga shtatori. “Pagat do të rriten por prisni derisa ti marrim në shtator, pra deri në tetor. Por si kanë shkuar gjërat deri atëherë kushedi se sa do shkojnë çmimet. Pavarësisht, tek ne edhe do ketë korrigjim, por çka në sektorin privat. Atje askush nuk proteston dhe nuk mund të protestojë. Nuk e di nëse janë në dijeni se 80 mijë qytetarë i kanë bllokuar llogaritë. Është një gjë e keqe”, u shpreh Marjan Risteski nga Konfederata e Organizatave Sindikaliste, duke shtuar se populizmi për të cilin ata po flasin nuk është i mirë dhe se duhen masa konkrete që do të ndihen, e jo me pagat aktuale të paguhen çmimet si në vendet e BE-së. Kostoja e jetesës do të rritet edhe më tej me planin për një taksë më të shtrenjtë mbi vlerën e shtuar të disa produkteve ushqimore. Ligji i propozuar, pavarësisht kritikave të ekspertëve dhe opozitës është në procedurë parlamentare.

Të dhënat nga ESHS kanë treguar se çmimi i ushqimeve për një vit (korrik 2022-korrik 2023) është rritur për 12%. Rritje më të madhe sipas këtyre të dhënave ka tek perimet 21.5%, te frutat 17.7%, te mishi, djathi dhe vezët 13%, 10.9% tek drithërat dhe buka. Në të njëjtën periudhë vihet re një rritje edhe tek pijet alkoolike dhe jo alkoolike, veshjet dhe këpucët, shërbimeve hotelerike, si dhe shpenzimeve të përgjithshme. Sa i përket nivelit mujor, krahasuar me qershorin në korrik çmimi më i lartë është vërejtur tek frutat (12.6%) dhe tek drithërat dhe buka (3.8%). Megjithatë, këto trende janë larg atyre të vitit të kaluar kur inflacioni arriti në 20%. Ulja graduale filloi që në fillim të vitit dhe në qershor inflacioni arriti shifra një-shifrore (9.3%), ndërsa tani është 8.4% që është dy herë më shumë se në Shqipëri ku në korrik inflacioni ishte 4.2%. (koha.mk)

Previous Post

KFOR-i nuk e njeh Artane Rizvanollit si ministre, ‘vërshojnë’ komentet në Twitter

Next Post

Krimet tronditëse, Policia e Kosovës nis plan operativ nëpër lokale e bare nate

albnews

albnews

Related Posts

BDI: Përmes një politike gjithnjë e më të theksuar anti-shqiptare, Mickoski tashmë një vit udhëheq një Qeveri të përçarjes, të dështimit dhe të nacionalizmit
Maqedonia

BDI: Përmes një politike gjithnjë e më të theksuar anti-shqiptare, Mickoski tashmë një vit udhëheq një Qeveri të përçarjes, të dështimit dhe të nacionalizmit

19 May, 2025
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot
Maqedonia

Britania dhe Maqedonia e Veriut arrijnë marrëveshje për partneritet strategjik

16 May, 2025
Ndërron jetë një shtetas i Maqedonisë në Serbi, me autobus kthehej nga Gjermania
Maqedonia

Ndërron jetë një shtetas i Maqedonisë në Serbi, me autobus kthehej nga Gjermania

15 May, 2025
Next Post
Krimet tronditëse, Policia e Kosovës nis plan operativ nëpër lokale e bare nate

Krimet tronditëse, Policia e Kosovës nis plan operativ nëpër lokale e bare nate

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
FOTO/ “Kosova është Serbi”, hakerohen websajti dhe rrjetet sociale të RTSH-së

FOTO/ “Kosova është Serbi”, hakerohen websajti dhe rrjetet sociale të RTSH-së

20 May, 2025
U fut në det për të filmuar koralet, tufa e peshkaqenëve sulmon zhytësen në Australi, shpëton mrekullisht

U fut në det për të filmuar koralet, tufa e peshkaqenëve sulmon zhytësen në Australi, shpëton mrekullisht

20 May, 2025
Sfida me Shqipërinë, Serbia publikon listën me futbollistët e përzgjedhur

Sfida me Shqipërinë, Serbia publikon listën me futbollistët e përzgjedhur

20 May, 2025
VIDEO/ Avioni kinez që sfidon Amerikën në qiell, lëshon breshëri dronësh kamikazë

VIDEO/ Avioni kinez që sfidon Amerikën në qiell, lëshon breshëri dronësh kamikazë

20 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4720 shares
    Share 1888 Tweet 1180
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2399 shares
    Share 960 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1870 shares
    Share 748 Tweet 468
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM