Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve dhe vitkimave në Britaninë e Madhe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Koronavirusi së fundmi ka kapluar dhe Britaninë e Madhe, e cila po njeh një shtim të numrit të viktimave dhe të infektuarve orët e fundit. Pasojat e pandemisë globale në ishull, i ka konfirmuar dhe qeveria, e cila është shprehur se si pasojë e virusit mund të humbin jetën mbi 20 mijë persona në të gjithë vendin.

Ndërkohë aktualisht numri i viktimave ka kaluar nga 16 në 71 persona. Ndërsa ditën e sotme ndërroi jetë dhe një 45 vjeçar, i cili është konsideruar si vitkima më e re nga koronavirusi në Britani.

Gjithashtu edhe numri i të infektuarve ka pësuar rritje, nga 407 persona, e cila ishte shifra fillestare, rastet tashmë i kanë kaluar në 1900 persona. Në Angli sot u regjistruan 14 vdekje të reja, ndërsa në Skoci e Uells kanë humbur jetën respektivisht nga një person.

Sakaq, përsa i përket shifrave gloale, deri më tani janë konfirmuar 197.225 persona të infektuar, ndërsa 7.950 të tjerë kanë humbur jetën, si pasojë e COVID-19.

Share This Article