Rritet ndjeshëm numri i viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është rritur ndjeshëm numri i viktimave të shkaktuara nga dy tërmetet e fuqishme që goditën më 6 shkurt Turqinë dhe Sirinë. Deri tani, në të dy shtetet janë konfirmuar 45 mijë të vdekur, nga të cilët 5800 në Siri dhe gati 40 mijë vetëm në Turqi.

Ndërkohë, situata vijon të jetë e rëndë në terren, aty ku edhe pse kanë kaluar tashmë 13 ditë nga tërmetet e tmerrshme sërish ka ende shpresë dhe punohet për të nxjerrë të tjerë persona nga rrënojat.

Në anën tjetër, autoritet turke kanë nisur menjëherë nga puna për rindërtimin. Mediat në Turqi raportojnë se të paktën 70 mijë ndërtesa, të cilat janë ende në këmbë, do të prishen gjatë ditëve në vijim pasi janë vlerësuar si të pabanueshme. Nga zonat e goditura nga tërmeti, deri tani janë evakuuar më shumë se 370 mijë persona.

Share This Article