Rritet në 59 numri i të vdekurve nga përmbytjet në rajonin e Detit të Zi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në rajonin e Detit të Zi të Turqisë është rritur në 59, njoftuan sot autoritetet.

“Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur goditën rajonin e Detit të Zi në veri të vendit të mërkurën, duke lënë 49 persona të vdekur në provincën e Kastamonu-t”, tha në një deklaratë Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

“Po ashtu, tetë të tjerë vdiqën në provincën Sinop dhe një në Bartın”, shtoi AFAD.

Deri më tani 341 persona janë evakuuar në Bartın, 1,580 në Kastamonu dhe 533 në provincën Sinop.

“Gjithsej 62 persona janë raportuar të zhdukur në Kastamonu, së bashku me 14 në Sinop”, tha ministri i Brendshëm i Turqisë Süleyman Soylu.

Operacionet e shpëtimit dhe ndihmës vazhdojnë në zonat e goditura nga përmbytjet.

Share This Article