Rritet numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Britaninë e Madhe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gati dy milionë qytetarë evropianë kanë aplikuar për të qëndruar në Britaninë e Madhe, pas Brexit-it, me afrimin e datës së parashikuar, nga të cilët 500 mijë vetëm gjatë muajit shtator, tregohet në statistikat e publikuara nga qeveria britanike.

“Kjo është një shenjë shqetësimi. Kur njerëzit janë të frikësuar, ata shqetësohen dhe përpiqen të garantojnë statusin e tyre dhe qeveria i ka frikësuar ata me rrezikun e largimit pa marrëveshje.”, tha Nicholas Hatton, themeluesi i shoqatës “The3Million”, që mbron interesat e qytetarëve europianë në Britaninë e Madhe.

Ndërkohë, 38 për qind të të tjerëve, që kanë jetuar në Britaninë e Madhe për një kohë më të shkurtër, u është dhënë një parastatus. Ky parastatus i lejon ata të qëndrojnë në vend edhe për pesë vite të tjera dhe të aplikojnë për status të përhershëm pasi të jetë arritur pragu i pesë viteve të qëndrimit./ATSH/ 

Share This Article