Pakistani ka regjistruar 59 vdekje të tjera dhe 2,665 raste të reja me COVID-19 të dielën, krahas sfidës që vendi po përballet me maskat dhe largimin e tubimeve publike.
Të shtunën, qindra mijëra njerëz morën pjesë në funeralin e një kleriku në qytetin Lahore, ndërsa të dielën partitë opozitare mbajtën një tubim në qytetin Peshawar, shkruan AP.
Në të dyja ngjarjet u injoruan masat shtetërore për të parandaluar përhapjen e virusit, si mbajtjen e maskës, distancën sociale dhe neglizhimin e grumbullimeve masive.