Autoritetet në Mal të Zi njoftuan sot edhe për 8 raste të reja me koronavirus, duke e quar në 10 numrin e të prekurve në kwtw vend.
Lajmin e bwri tw ditur drejtori i Institutit për Shëndetin Publik, Boban Mugosha, sipas të cilit të tetë personat që rezultuan pozitivë, janë të lidhur me rastet e para të njoftuara në Podgoricë e Ulqin.
Dy rastet e para të infektimit me koronavirus u konfirmuan të martën. Bëhej fjalë për dy gra njëra nga Ulqini, e cila sipas autoriteteve kishte disa kohë që ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa tjetra nga Podgorica e cila gjithashtu kishte vizituar pak kohë më parë Spanjën. Mjekët infenksionistë thonë se gjendja e tyre është e mirë dhe ato po trajtohen në shtëpi.
Mali i Zi po zbaton aktualisht masa të rrepta për sa i takon qarkullimit të popullatës, grumbullimit apo lëvizjes së saj. Ndërkohë disa qytete po shërbejnë si karantinë.