Numri i vdekjeve në Francë nga koronavirusi u rrit me 348 të martën duke e cuar numrin në totatl 26,991, duke kapërcyer Spanjën për t’u bërë vendi i katërt me numrin më të lartë të vdekjeve në botë pas Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Italisë. Të martën, numri i të vdekurve me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara ishte 80.606, Britani në 32.065 dhe në Itali 30.911. Spanja pasoi Francën me 26.920.
Në ditën e dytë pas lehtsimit të masave të rrepta mbarëkombëtare për të frenuar përhapjen e infeksionit të koronavirusit, qeveria e Presidentit Emmanuel Macron përsëriti se ishte e gatshme të forcojë përsëri kufizimet nëse është e nevojshme. Koordinatori i qeverisë, Jean Castex u tha ligjvënësve se 36 orët e para të lehtësimit kishin shkuar siç ishte planifikuar dhe se sfida më e madhe në mbajtjen e distancimit shoqëror ishte transporti publik në zonat me popullsi të dendur.
“Ne duhet të konsiderojmë mundësinë e rikthimit të bllokimit. Nëse tregues të caktuar përkeqësohen, ne do t’i forcojmë masat përsëri, ndoshta mbi baza rajonale”, tha Castex.
Parqet e Parisit do qëndrojnë të mbyllura
Qeveria kombëtare po mban mbyllur edhe parqet e njohura të Parisit si Jardin du Luksemburg, megjithë thirrjet e kryetarit Anne Hidalgo për t’i hapur ato për t’i dhënë parizenëve të cilëve jetojnë në banesa pa ballkone apo tarraca më shumë hapësirë “për të shtrirë këmbët”.
Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusi u rrit me 708 të martën nga 456 që u ishte të hënën, duke e cuar numrin në 140.227. Përfshirë 37.988 raste të mundshme, duke e vendosur Francën në vendin e gjashtë në të gjithë botën me këtë masë infeksioni.
Qeveria ka thënë se do të marrë në konsideratë mbylljen e vendit përsëri nëse raste me infeksione të reja shfaqen çdo ditë . Në gjashtë ditët e kaluara, numërimi i infeksioneve është rritur mesatarisht me rreth 670 raste në ditë . FRANCE 24