Rritet numri i viktimave nga Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i të përditshëm i vdekjeve të lidhura me Covid-19 në Australi shënoi një rekord të ri, me 21 vdekje në 24 orët e kaluara, të gjitha të raportuara në shtetin Viktoria.

Vdekjet në këtë shtet arritën në total në 267, ndërkohë që në kontinent janë 352.

Melburni, kryeqyteti i Viktorias, shtëpia e 4,9 milionë banorëve, është nën një bllokim të rreptë gjashtëjavor, me një shtetrrethim dhe maskë të detyrueshme, në përpjekje për të kufizuar përhapjen e virusit.

Melburni regjistroi 410 raste të reja, nga rritja me 331 e ditës së mëparshme.

Pjesa më e madhe e vdekjeve në Viktoria kanë ardhur nga shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, por disa persona ishin edhe të moshës 40 apo 50 vjeç.

Viktoria është epiqendra e valës së dytë të shpërthimit të Covid-19 në Australi, me shtetet e tjera që ndalojnë cilindo nga Viktoria të hyjë nëse nuk karantinohen për dy javë.

Share This Article