Rritet numri i viktimave nga zjarret në Turqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i të vdekurve nga zjarret në bregdetin jugor të Turqisë është rritur edhe më shumë.

8 viktima janë regjistruar deri ditën e djeshme si pasojë e flakëve.

Dy viktima tjera u regjistruan për shkak të zjarreve në qytetin jugor të Manavgat, ndërsa 10 të tjerë u lënduan, tha ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca, shkruan Reuters.

Kujtojmë që mbi 100 zjarre kanë shpërthyer në Turqi ditëve të fundit.

Që nga e mërkura mijëra njerëz janë evakuar nga shtëpitë e tyre. Qeveria turke u zotua të rindërtojë shtëpitë e dëmtuara dhe të kompensojë humbjet në zonat e prekura nga zjarret.

Pakdemirli tha se të paktën 13 aeroplanë, 45 helikopterë, dronë dhe 828 automjete zjarrfikëse ishin përfshirë në përpjekjet e shuarjes së zjarrit.

Share This Article