Rritet papunësia në Kosovë/ Më shumë të papunë brenda një viti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kosova po përballet me një papunësi të shtuar. Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë vitit 2022 papunësia preku nivelin 11.8% duke u rritur me 1% në krahasim me të njëjtën periudhë të mëparshme.
Rreth dy të tretat e popullsisë në Kosovë ose 1 milionë e 173 mijë e 978 janë popullsi në moshë pune, ose 56 mijë e 520 më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Më problematike mbetet punësimi i femrave. Papunësia në këtë kategori është 15,5 % .Po ashtu edhe niveli I punësimit në grupmoshën 15-24 vjeç ka pësuar rritje të ndjeshme
Ndërkaq, shkalla e personave jo-aktiv vazhdon të mbetet mjaftë e lartë 61,5 %, duke u rritur me  0.6 për qind krahasuar me  tremujorin e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas ASK-së, sektorët ekonomikë, që kanë peshën kryesore në punësim në Kosovë janë tregtia me 18,7%, ndërtimi me 12,1% si dhe arsimi me 10,3%.

Gratë janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 55,2% të tyre. Ndërsa, meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimit, administratës publike dhe mbrojtjes me 62,6%”, thuhet në raport.

Share This Article