Pas suksesit në zgjedhjet evropiane, kreu i të gjelbërve regjistroi një rritje të fuqishme të popullaritetit me 20% në shumë pak ditë.
Yannick Jadot, pasi doli i treti në Francë në zgjedhjet evropiane, bëhet personaliteti politik më i pëlqyer nga francezët me 32% të preferencave, sipas sondazhit Odoxa.
Kreu i Europe-Ecologie-Les Verts (EELV), qëndron para Marine Le Pen dhe ministrit francez të Jashtëm, Jean Yves Le Drian, me 28%.
Nga ana tjetër, presidenti francez, Emmanuel Macron shënon një tjetër rënie, me vetëm 30% që mendojnë se është një president i mirë./ATSH/