Rritet rezistenca e antibiotikëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Raporti i fundit i Agjencisë Evropiane për Siguri të Ushqimit dhe i Qendrës Evropiane për Parandalim të Sëmundjeve, konstaton rritjen e rezistencës së antibiotikëve te popullata në BE.
Sipas ekspertëve, më së shumti efikasitet humbin antibiotikët për trajtimin e sëmundjeve të cilat transmetohen nga shtazët te njerëzit, si salmoneloza dhe kampillobakterizës, ndërsa në raste të caktuara ilaçet aspak nuk ndikojnë.

Shumica e vendeve anëtare të BE-së konstatojnë se salmonela është gjithnjë më rezistente ndaj antibiotikut Fluorokinol, i njohur si Cipsrofloksacin, alarmojnë autorët e studimit.

“Veçanërisht shqetëson rezistenca e kombinuar që nënkupton se në proporcione të dobëta, mijëra pacientë në BE kanë vetëm opsione të kufizuara të trajtimit për infektime serioze”, paralajmëroi Majk Keçpoll nga Qendra Evropiane për Parandalim të Sëmundjeve.
Sipas Komisionit Evropian, Raporti, i cili është përgatitur në bazë të të dhënave për vitin 2017, është “shkak për alarm”. /MIA/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply