Rritet tensioni, Franca dhe Gjermania apel bashkëkombasve: Largohuni urgjentisht nga Ukraina

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tensioni po rritet në Ukrainën lindore, në kufirin me Rusinë. Trupat ruse në kufi “janë gati për të goditur”, paralajmëron sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin, duke përsëritur alarmin e ngritur nga Presidenti Biden në konferencën telefonike me liderët e tjerë perëndimorë të premten në mbrëmje. Gjermania, e cila mban presidencën e G7, po bën thirrje për kujdes.

Ndërkohë Berlini dhe Parisi po u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen urgjentisht nga Ukraina, ndërsa Lufthansa dhe filiali i saj Swissair njoftojnë pezullimin e lidhjeve ajrore me Kievin duke filluar nga e hëna.

Qytetarëve gjermanë u është kërkuar të largohen urgjentisht nga vendi para se të jetë tepër vonë. Apeli erdhi nga Ministria e Jashtme gjermane, e shqetësuar për evoluimin e situatës me “një konflikt ushtarak” te dera, që mund të shpërthejë në çdo moment dhe që, për rrjedhojë, mund të rrezikojë bashkatdhetarët e tyre. Kërkesa e parë për t’u larguar nga vendi u kishte mbërritur shtetasve gjermanë, me banim në Ukrainë, vetëm 7 ditë më parë, më 12 shkurt.

“Linja ajrore kombëtare gjermane Lufthansa ka pezulluar të gjitha fluturimet për dhe nga Kievi. “Të gjitha fluturimet nga e hëna 21 deri të hënën 28 ​​shkurt, për momentin janë të prekura”, shpjegohet në faqen e internetit të kompanisë.

Menjëherë pas komunikimit gjerman me bashkëqytetarët e saj, edhe Franca u rekomandoi bashkatdhetarëve të largohen nga shteti i Evropës Lindore.

Ministria e Jashtme e Parisit u ka bërë thirrje qytetarëve francezë që të largohen menjëherë nga Ukraina, veçanërisht nga rajonet e Kharkiv, Luhansk dhe Donetsk.

“Qytetarët francezë në rajonet Kharkiv, Luhansk dhe Donetsk… janë të ftuar të largohen nga këto zona pa vonesë. Rekomandohet gjithashtu që të gjithë shtetasit francezë, qëndrimi i të cilëve në Ukrainë nuk ka arsye të vlefshme për t’u larguar nga vendi, “tha në të njëjtën kohë Ministria e Jashtme franceze, e cila gjithashtu u bëri thirrje francezëve që të shtyjnë të gjitha udhëtimet në Ukrainë.

Share This Article