Rritet vlera e sterlinës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sterlina britanike fitoi terren përballë euros dhe dollarit mbrëmjen e sotme, e kjo ndodhi pas kundërshtimit me shumicë të theksuar të votimit për Brexit nga deputetët britanikë.

Rreth orës 19:50 GMT, sterlina këmbehej me 89,11 peni për një euro kundrejt 89,57 peni pak para publikimit të rezultatit të votimit, dhe kundrejt 89,15 peni të hënën në mbyllje. Përballë monedhës amerikane sterlina këmbehej 1,2787 dollarë kundrejt 1,2704 dollar pak para rezultatit të votimit dhe 1,2864 dollarë të hënën në mbyllje.

Share This Article