Rritja e çmimeve në Shqipëri, inflacioni kapërcen 5.7% në mars, niveli më i lartë në 20%

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në muajin mars, inflacioni, treguesi që dëshmon për rritjen e çmimeve shënoi rekordin e 5.7%. Ky është niveli më i lartë i inflacionit në 20 vitet e fundit dhe është shkaktuar nga rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë, inflacioni është rritur me 4.5%.

Shtrenjtimi i kostos së jetesës në mars ka ardhur kryesisht si pasojë e ndikimit të tre grupeve: atij të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike; transportit dhe grupit “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”. Inflacioni ka kapërcyer tashmë nivelin prej 3% të vendosur si objektiv nga Banka e Shqipërisë. Megjithëse pak ditë më parë, guvernatori Gent Sejko deklaroi se rritja e çmimeve pritet të vijojë për të paktën dy vjet dhe inflacioni këtë vit pritet të prekë nivelin e 6%.

Share This Article