ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Këshilli Bashkiak vendos sot për Veliajn. Komisioni i Ligjeve i hap rrugën shkarkimit të tij, demokratët kërkojnë të jetë prezent 4 hours ago
BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave 4 hours ago
Suedia bën thirrje për ‘gatishmëri lufte’ në Evropë 4 hours ago
Më shumë kulla, më pak njerëz: Për kë ndërtohet në Shqipëri? 4 hours ago
Video/ Fitorja e Dembeles ‘trondit’ Barcelonën, rrjeti nxit xhelozi te Barcelona pas reagimit të çuditshëm të Raphinhas 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rritja e çmimeve, sikur pandemia, gjunjëzon qeverinë

albnews by albnews
17 October, 2021
in Albania, Technologji
0
Rritja e çmimeve, sikur pandemia, gjunjëzon qeverinë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

E gjithë bota është mbërthyer nga një alarm i rritjes së lartë të çmimeve, që rrezikon të zhvlerësojë rimëkëmbjen e shpejtë ekonomike që kishte nisur pas pandemisë. Energjia është kthyer në një çështje të nxehtë, me vendet që po luftojnë për të siguruar furnizimet, pas rritjes së shpejtë të kërkesës pas pandemisë.

Ndërprerja në zinxhirët e furnizimit gjatë pandemisë ka rritur ndjeshëm kostot e transportit global. Zhbalancimi i kërkesë-ofertës dhe pasojat e ndryshimeve klimatike po shtrenjtojnë ushqimet. Efektet pritet të shtrihen në pothuajse gjithë produktet e shërbimet, të paktën në periudhë afatshkurtër, ndërsa në një periudhë më afatgjatë, askush nuk mund të parashikojë se ç’do të ndodhë.

RelatedPosts

Rama nuk shkoi në OKB, Berisha: Ramës iu anuluan ftesat, është i lidhur me kartelet

“Gratë e Doshit” i lënë vendin burrave! Epidemi dorëheqjesh te PSD, lista e Shkodrës drejt ezaurimit

BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave

Edhe Shqipëria, në mënyrë logjike, nuk mund t’i shmangej kësaj vale. Në shtator, inflacioni kërceu në 2.5%, niveli më i lartë që nga janari 2017, i udhëhequr nga shtrenjtimi i ushqimeve bazë dhe karburanteve. Konsumatorët po paguajnë më shumë për bukën, orizin, miellin, qumështin, karburantin etj.

Tendenca pritet të vijojë, të paktën në periudhën afatshkurtër. Në shtator, inflacioni i Eurozonës arriti nivelin më të lartë në 13 vjet, në 3.4%. Sipas Bankës së Shqipërisë, ecuria e çmimeve të mallrave bazë, apo të atyre të konsumit në tregjet ndërkombëtare, ushtron rol të rëndësishëm në përcaktimin e dinamikës së çmimeve në Shqipëri.

Kjo ndodh për shkak të peshës së konsiderueshme që kanë artikujt e importit në shportën e konsumit dhe në strukturën e përcaktimit të kostove në ekonomi (gjithsesi, guvernatori Sejko tha se presionet inflacioniste mund të jenë afatshkurta). Kryeministri Edi Rama paralajmëroi për një rritje të pashmangshme të çmimeve të energjisë, për shkak të krizës së jashtëzakonshme që po kalon Europa (ndonëse u premtua se do të mbrohen konsumatorët dhe shtresat e varfra).

Për shkak të nivelit të ulët të të ardhurave (31% e mesatares së Bashkimit Europian, ndër të fundit në Europë) dhe peshës së lartë që zënë shpenzimet e ushqimeve në totalin e buxhetit të familjeve (gati 42% në 2020-n) efektet e rritjes së çmimeve në familjet shqiptare pritet të jenë më të mëdha, duke ndikuar negativisht në shtimin e varfërisë në vend.

Ndonëse kjo është një krizë globale, së cilës nuk do t’i shpëtojmë dot, shkalla e ashpërsisë me të cilën mund ta përjetojnë shtetasit e Shqipërisë dhe që u paralajmërua nga Kryeministri, i ka “fajtorët” brenda nesh. Edhe një herë do të dalë në pah paaftësia e qeverisjes për të minimizuar pasojat e krizave, si rrjedhojë e mospërgatitjes për t’u paraprirë situatave të tilla, sidomos në dy drejtime:

-Së pari, në menaxhimin e situatës energjetike. Prej vitesh tashmë dihet se ndryshimet klimatike kërkonin diversifikimin e burimeve të energjisë, përtej asaj hidrike. Por, investimet në energjinë diellore, për të cilat interesi ka qenë i lartë, për vetë klimën e favorshme të vendit, po zvarriten prej vitesh, për shkak të vonesave të miratimit të akteve ligjore. TEC-i i Vlorës mbetet jofunksional.

Banka Botërore, nga ana e saj, paralajmëroi që në janar që për shkak të thatësirave të pritshme (që pritej të kushtonte të paktën 15 miliardë lekë në vit), duhej parablerë energji për të minimizuar humbjet. Por, kjo jo vetëm që nuk u bë, por në emër të situatës së jashtëzakonshme të Europës, po kërkohet të justifikohet rritja e çmimeve.

-Së dyti, përtej retorikës euforike të rritjes ekonomike më së lartës në rajon, ajo nuk ka qenë gjithëpërfshirëse, duke mos ndikuar në uljen e varfërisë. Banka Botërore, në një raport të fundit të vitit 2021, gjeti se Shqipëria ka nivelin më të lartë të varfërisë në rajon, me 30.8% të popullsisë që vlerësohet se jeton në varfëri me më pak se 5 dollarë në ditë (sipas fuqisë blerëse) për vitin 2021, më e larta në rajon (e dyta pas nesh, Kosova e ka 24.4%, dhe më i ulëti, Mali i Zi, 16%).

Ky është një tregues i qartë se rishpërndarja e burimeve dhe politikat e investimeve nuk kanë ndikuar në përmirësimin e mirëqenies së familjarëve (për këtë arsye, pesha e shpenzimeve për ushqime vijon të mbetet më e larta në rajon dhe Europë).

Në periudhën afatshkurtër, duket se vendi do t’i “dorëzohet” pasojave që do të sjellë rritja e çmimeve, sidomos te familjet me të ardhura të ulëta. Tregu do t’i bindet kërkesë-ofertës dhe ndërhyrjet e qeverisë me uljen e TVSH-së mund të jenë efektive vetëm për çmimet e administruara (p.sh., energjia elektrike). Në periudhën afatgjatë, fokusi duhet të jetë në rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve vendase, për të ulur varësinë nga importet dhe për të ndihmuar në mirëfunksionimi e zinxhirit prodhues dhe në administrim burimesh energjetike në funksion të mbështetjes së zhvillimit të ekonomisë.

Një pjesë e bizneseve vendase po nxitojnë tashmë ta kthejnë këtë krizë në mundësi, duke ulur varësinë nga importi. I takon qeverisë të ndryshojë përqasjen që ka ndaj prioriteteve të investimeve për t’u orientuar drejt rritjes gjithëpërfshirëse./Monitor/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Këshilli Bashkiak vendos sot për Veliajn. Komisioni i Ligjeve i hap rrugën shkarkimit të tij, demokratët kërkojnë të jetë prezent

Këshilli Bashkiak vendos sot për Veliajn. Komisioni i Ligjeve i hap rrugën shkarkimit të tij, demokratët kërkojnë të jetë prezent

23 September, 2025
BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave

BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave

23 September, 2025
Suedia bën thirrje për ‘gatishmëri lufte’ në Evropë

Suedia bën thirrje për ‘gatishmëri lufte’ në Evropë

23 September, 2025
Më shumë kulla, më pak njerëz: Për kë ndërtohet në Shqipëri?

Më shumë kulla, më pak njerëz: Për kë ndërtohet në Shqipëri?

23 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result