Rritja e çmimit të energjisë, qeveria konsideron luks konsumin familjar të shtresës së mesme

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pavarësisht se muaj më parë u premtua se konsumatori familjar nuk do të prekej nga rritja e çmimit të energjisë, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj deklaroi se familjet të cilat konsumojnë mbi 700kw/h në muaj do të paguajnë më shumë për energjinë. Qeveria duket se e konsideron shpenzim luksi, ndonëse preken edhe shumë familje të shtresës së mesme.

Në muajt e parë të krizës së energjisë, qeveria garantoi se konsumatori familjar nuk do të prekej nga rritja e çmimit në bursë, ndërsa si mburojë do të shërbente shteti. Por, luhatja e madhe e çmimit në bursë luhati dhe qasjen e qeverisë, e cila pak ditë më parë njoftoi se do të ketë një rritje çmimi për të gjithë konsumatorët familjarë të cilët kalojnë fashën e 700kw/h në muaj.

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj duket se i konsideron shpenzime luksi, ndonëse preken edhe shumë familje të shtresës së mesme të popullsisë: “Në raport me mundësitë dhe progresivitetin, ka një pjesë të vogël të familjeve që harxhojnë rreth 25% të konsumit të energjisë, që kalojnë mbi 700 kw/h. Ato familje që harxhojnë 700 kw/h në raport me ato familje që nuk i kanë ato mundësi, do të trajtohen më ndryshe. Familjet që harxhojnë më pak, nuk i ndryshon çmimi. Ato familje që harxhojnë, nuk harxhojnë kot. I kanë mundësitë”.

Zëvendëskryeministri garantoi se biznesi i vogël nuk do të preket, gjë që ishte thënë më herët edhe për konsumatorin familjar, ndërsa shtoi se qeveria do të subvencionojë dhe bizneset në tensionin e mesëm.

Ndërsa biznesi i madh, aktualisht paguan energjinë me çmimin e tregut.

Share This Article