ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK 4 hours ago
Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën 4 hours ago
Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime 4 hours ago
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike 11 hours ago
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së 11 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rritja e çmimit të naftës, reagojnë shoqatat, kërkojnë hetim në treg nga konkurrenca

albnews by albnews
6 March, 2022
in Albania, Technologji
0
Rritja e çmimit të naftës, reagojnë shoqatat, kërkojnë hetim në treg nga konkurrenca
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Rritja e çmimit të naftës ka nxitur reagimin e shoqatave për mbrojtjen e konsumatorëve. Përmes një letre të hapur, shoqatat i kërkojnë Autoritetit të Konkurrencës të nisin hetimet për marrëveshje te ndaluara ne treg, pasi karburantet po shiten me të njëjtin çmim nga të gjithë operatorët.

Nga ana tjetër, shoqata e hidrokarbureve shkruan se janë të shqetësuar për sulmet e padrejta që i drejtohen këtij sektori, pa një analizë të plotë dhe të thelluar dhe pa marre parasysh çmimet e bursave. Kompanitë e naftës deklarojnë se furnizimi i tregut është i garantuar jo vetëm me rezervat ligjore 90 ditore duke zëvendësuar importet nga Rusia, me ato nga kompanitë arabe të naftës.

RelatedPosts

VIDEO/ Zbulohet kush ishte ministri që kaloi pak sekonda pas atentatit në Rinas

2019-2023, vetëm 4 qarqe kanë rritur peshën në ekonomi, 8 të tjerat në rënie

VIDEO/ Rama shpërthen me tone kërcënuese në Romë, përplasje brenda PS-së?

Në pikat e shitjes me pakicë, çmimi i naftës dhe benzinës ka arritur nga 230 deri në 234 lekë për litër. Kjo është rritja e tretë brenda pak ditëve. Vetëm një javë më parë, nafta shitej nga 192 në 194 lekë, çka do të thotë se çmimet janë rritur në nivele alarmante nga 38 deri në 42 lekë për litër. Operatorët e tregut ia faturojnë rritjen e radhës shtrenjtimit të arit të zi në bursa. Sipas tyre, në diskutim nuk është më çmimi, por sigurimi i produktit.

Për shkak të luftës Rusi-Ukrainë çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka prekur 118 dollarë për fuçi. Ky është edhe niveli më i lartë në 9 vitet e fundit.

OPEC ka deklaruar se pavarësisht situatës do të vazhdojë të mbajë të njëjtin nivel prodhimi sipas marrëveshjes së dakordësuar, edhe para konfliktit në Ukrainë.

Krahas rritjes së vazhdueshme të kuotave të arit të zi në bursa, mbi çmimet e karburanteve në vendin tonë rëndon barra e lartë fiskale. Aktualisht taksat mbi naftën arrijnë në 120-130 lekë për litër. Ekspertët argumentojnë se qeveria duhet të ndërhyjë për të ulur ngarkesën fiskale, si e vetmja mënyrë për të amortizuar deri diku rritjen e çmimit.

Nga ana tjetër, shtrenjtimi i karburanteve pritet të ndikojë në rritjen e çmimeve të mallrave dhe produkteve të tjerë, duke dhënë impakt të drejtpërdrejtë në shumë sektorë, ku më të prekurit do të jenë transporti dhe prodhimi. Në një reaksion zinxhir efektesh, kjo do të çojë në shtrenjtimin e kostos së jetesës për qytetarët.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

13 November, 2025
Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën

Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën

13 November, 2025
Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime

Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime

13 November, 2025
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result