Rritja e fondeve federale për të luftuar zjarret mbetet emergjencë kombëtare në SHBA

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom i kërkoi presidentit amerikan, Joe Biden më shumë mbështetje federale në luftën kundër zjarreve që kanë përfshirë vendin, gjatë një takimi virtual të Shtëpisë së Bardhë me guvernatorët e shteteve.

Pas guvernatorëve të Montanës dhe Uashingtonit, Newsom bëri kritika të ashpra për çështjen e trajtimit të zjarreve nga qeveria federale.

“Ne kemi nevojë për numrin një të shtetit. Ne nuk mund ta bëjmë pa ju”, i tha Newsom presidentit Biden duke theksuar se burimet e shtetit ishin shumë të pakta edhe disa muaj para kulmit të sezonit të zjarreve.

“Ne nuk jemi në sezonin e zjarreve. Sezoni i zjarreve në Kaliforni fillon nga fundi i shtatorit, tetor deri në nëntor. Jemi në korrik dhe kemi 7 400 persona që punojnë në mënyrë aktive për të shuar zjarret”, tha demokrati i Kalifornisë.

“Vitin e kaluar, qeveria federale na kërkoi mbi 5 000 zjarrfikës që ne nuk ishim në gjendje t’i siguronim. Kjo ju jep një ide se sa prapa jemi me mbështetjen federale”, shtoi ai.

“Ne kemi nevojë për ndihmën tuaj për të ndryshuar kulturën në drejtim të strategjive në këtë kuftë, fjalë për fjalë dhe figurativisht, për të qenë më agresivë në lidhje me këto zjarre”, i tha Newsom presidentit Biden.

Share This Article