Rritja ekonomike e pandryshuar para zgjedhjeve dhe Brexit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rritja ekonomike britanike ka ngecur këtë tremujor që  përfundoi në fund të tetorit, sipas statistikave zyrtare të publikuara sot.

“Ekonomia britanike nuk ka regjistruar rritje gjatë tremujorit të fundit”, theksoi Zyra Kombëtare e Statistikave në një komunikatë.

Sektori i shërbimeve, që përbën 80% të ekonomisë britanike ka shfaqur një rritje të lehtë (+0,2%) por ajo është eklipsuar nga rëniet e prodhimin industrial (-0,7%).

“Ekonomia britanike po has vështirësi në rritjen e saj pasi i ka shpëtuar recesionit në tremujorin e tretë. Kontraktimi i fortë i aktivitetit ndërtimor na kujton se deri në çfarë pike ngadalësimi botëror dhe pasiguritë lidhur me Brexit vazhdojnë të pengojnë rritjen ekonomike të vendit”, theksoi kjo zyrë./

Share This Article