Rritja ekonomike për Shqipërinë 4.4%

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Banka Botërore në një raport të publikuar sot parashikon që rritja ekonomike për Shqipërinë të jetë 4,4% gjatë këtij viti.

“Banka Botërore parashikon që rritja ekonomike e këtij viti për Shqipërinë të jetë 4,4%, pavarësisht se ekonomia është e lidhur me turizmin që do të vazhdojë të vuajë kufizimet ndërkombëtare të udhëtimeve gjatë 2021”, thuhet në raportin e publikuar sot nga Banka Botërore.

Rritja afatmesme dhe produktiviteti, deklaron BB, duhet të gjallërohen edhe nga përshpejtimi i reformave strukturore në kuadrin e përpjekjeve për anëtarësimin në BE.

“Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor u goditën sërish fort nga rigjallërimi i rasteve të COVID-19 në fillim të 2021. Megjithatë, rritja ekonomike për vendet e këtij rajonit, pritet të jetë 4.4% me kusht që të rifitohet besimi i konsumatorëve dhe biznesit dhe pandemia të vendoset nën kontroll”, bëhet e ditur në raport.

Më herët, INSTAT publikoi raportin mbi PBB-në në tremujorin e fundit të vitit 2020. Sipas INSTAT, Produkti i Brendshëm Bruto pësoi një rënie prej 3,31 % gjatë vitit 2020, krahasuar me vitin 2019.

Instituti i Statistikave (INSTAT) tha se sipas një vlerësimi paraprak të PBB-së për vitin 2020, mbështetur në vlerësimet tremujore, pësoi një rënie prej 3,31 % krahasuar me vitin 2019.

Sipas INSTAT, Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e katërt të vitit 2020 vlerësohet me rritje prej 2,99 %, kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2019.

Statistikat zyrtare të INSTAT për Produktin e Brendshëm Bruto dhe rritjen ekonomike gjatë vitit të shkuar 2020 tregojnë se goditja që ekonomia mori nga pandemia dhe recensioni i shkaktuar ishin në mënyrë domethënëse mjaft më të përmbajtura se sa pritshmëritë dhe shqetësimet fillestare.

Institucionet financiare ndërkombëtare parashikonin një rënie prej rreth 7 % , ndërsa Ministria e Financave dhe Ekonomisë parashikonte rënie prej rreth 4.5%. 

Share This Article