• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, July 16, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Sports
PSG-ja barazon me Lensin

Rritja financiare që Messi ia siguroi PSG-së

by albnews
24 December, 2021
in Sports
0
4
VIEWS

Kalimi i Lionel Messit te Paris Saint-Germaini ishte rrëfimi më i madh i verës së këtij viti. Kjo lëvizje pati ndikim të madh për ekipin francez në çdo aspekt. PSG-ja e siguroi Messin si lojtar të lirë, pasi sulmuesi vendosi të largohej nga Barcelona shkaku i krizës financiare. Ai me skuadrën nga Ligue 1 firmosi kontratë dyvjeçare me mundësinë e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Transferimi i Messit te PSG-ja u vlerësua si më i madhi dhe më i rëndësishmi i afatit kalimtar të verës. Mirëpo, çfarë efekti ka pasur fituesi i shtatë “Topave të Artë” në rrjedhën e të ardhurave të PSG-së deri më tani?

Sa fanella të Messit i shiti PSG-ja?

PSG-ja ka shitur pothuajse një milion fanella të printuara me emrin e Messit deri më sot, për edicionin 2021/22, kanë konfirmuar nga klubi francez. Drejtori i klubit, Marc Armstrong, thotë se ardhja e 34-vjeçarit çoi në thyerjen e rekordit të shitjeve të përgjithshme të fanellave për këtë vit dhe beson se numri do të ishte dukshëm më i lartë nëse nuk do të ishin vonesat e prodhimit të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

“Messi është një pasuri e madhe. Nga pikëpamja komerciale, ndikimi i tij në klubin tonë është i jashtëzakonshëm”, ka pranuar Armstrong. “Ne besojmë se vitin e kaluar kemi shitur më shumë fanella se çdo klub tjetër dhe ky vit do të jetë edhe më i mirë. Është padyshim shifra më e mirë e fanellave për sa u përket shitjeve me të paktën 30-40 për qind rritje të kërkesës. Kërkesa ka qenë e madhe për fanellën e Messit. Nëse do të mund të prodhonim më shumë, do të shisnim edhe më shumë”.

Sulmuesi argjentinas te skuadra e PSG-së e bart fanellën me numrin 30 dhe jo me numrin dhjetë që e kishte te Barcelona. Aktualisht numrin dhjetë te PSG-ja në fanellë e ka sulmuesi brazilian Neymar.

A ka tërhequr më shumë sponsorë PSG-ja, falë Messit?

Armstrongu gjithashtu zbuloi se ofertat e sponsorizimit filluan ta vërshonin PSG-në sapo u konfirmua largimi i Messit nga Barcelona. Gjigantët francezë lëvizën shpejt për të fituar garën për transferimin e kapitenit të Përfaqësueses së Argjentinës dhe tani po mbledhin shpërblimet, pasi kompanitë e jashtme gjithashtu kërkojnë të përfitojnë nga popullariteti i Messit. Tashmë janë arritur marrëveshje partneriteti me markat e tilla, si “Autohero”, “Crypto.com”, “Smart Good Things” e “Gorillas”, duke i mundësuar PSG-së që të mbledhë miliona të tjerë në të ardhura.

“Ka pasur një ndikim dhe partnerët janë të përkushtuar ndaj çmimit tonë. Më parë kërkesa ishte e mirë, por tani është më e madhe se kurrë”, shtoi Armstrong. “Menjëherë kemi pasur një rritje të ndjeshme të ofertave, edhe para se të nënshkruanim zyrtarisht me Messin. Ne kemi ndier vërtet një ndikim në të gjitha fushat tona të biznesit: nga sponsorizimi e tregtimi, te mikpritja dhe biletat”.

A është shtuar numri i përcjellësve në rrjetet sociale?

Prania në internet e PSG-së është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme me Messin në radhët e veta, me 20 milionë përcjellës të fituar në të gjitha platformat e mediave sociale vetëm në javën e parë pas nënshkrimit të argjentinasit. Bëhet e ditur se numri i ndjekësve është rritur me nga një milion për çdo muaj që atëherë, dhe Armstrong thotë se një tjetër rekord i klubit u thye në ditën kur Messi u konfirmua zyrtarisht si lojtar i PSG-së.

“Komuniteti ynë është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, me 150 milionë fansa të mediave sociale”, tha ai.

Çfarë ka ndodhur me shitjen e biletave?

Messi, i cili ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë pesë asistime në 15 paraqitjet e tij të para me fanellën e PSG-së, ka pasur gjithashtu një efekt pozitiv në shitjet e biletave të klubit. Armstrong pranon se klubi po përpiqet të mbajë kërkesën pasi vazhdon të shesë për çdo ndeshje shumë më përpara biletat, me rritjen e çmimeve tani që është e pashmangshme. Megjithatë, shefi i sponsorizimit të PSG-së ka premtuar se biletat normale do të mbeten të përballueshme për publikun e gjerë, pavarësisht se sa do të rriten nivelet e regjistrimit.

“Ka një kërkesë të madhe që ne, për fat të keq, nuk mund ta përmbushim plotësisht për momentin, kështu që interesi për tregun sekondar po rritet”, tha Armstrong. “Ky është një nga shumë elementët që ne do të shqyrtojmë në strategjinë e çmimeve dhe në të gjitha diskutimet tona. Nuk do të ishte befasuese nëse çmimet rriten. Kjo është një pikë në të cilën ne po punojmë. Në zonat e përgjithshme publike të stadiumit, ne jemi megjithatë të përkushtuar të mbajmë çmimet të përballueshme për t’i lejuar të gjithë tifozët tanë të shijojnë përvojën e Paris Saint-Germainin dhe ta shohin Messin nga afër”.

Previous Post

Gara për kreun e PD-së, Berisha tregon ku gaboi Sokol Olldashi

Next Post

Ramos mori kartonin e 27-të të kuq

albnews

albnews

Related Posts

Kristian Asllani drejt Fiorentina, klubi “vjollcë” gati të paguajë 20 milionë euro për shqiptarin
Sports

Kristian Asllani drejt Fiorentina, klubi “vjollcë” gati të paguajë 20 milionë euro për shqiptarin

16 July, 2025
Chelsea ka gati 69 milionë euro për transferimin e një qendërmbrojtësi
Sports

Chelsea ka gati 69 milionë euro për transferimin e një qendërmbrojtësi

16 July, 2025
“Ka interes”, drejtori sportiv i Leverkusenit komenton të ardhmen e Xhakës
Sports

“Ka interes”, drejtori sportiv i Leverkusenit komenton të ardhmen e Xhakës

16 July, 2025
Next Post
Ramos mori kartonin e 27-të të kuq

Ramos mori kartonin e 27-të të kuq

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Filipçe: Qeveria e ka shndërruar Maqedoninë në Bejrut, vrasjet, kërcënimet dhe frika mbretërojnë në rrugë

Filipçe: Qeveria e ka shndërruar Maqedoninë në Bejrut, vrasjet, kërcënimet dhe frika mbretërojnë në rrugë

16 July, 2025
Antigonea, një thesar historik, tërheq vëmendjen e vizitorëve

Antigonea, një thesar historik, tërheq vëmendjen e vizitorëve

16 July, 2025
Franca heq dy festa zyrtare nga kalendari! – Bayrou: Duhet të punojmë më shumë për të prodhuar

Franca heq dy festa zyrtare nga kalendari! – Bayrou: Duhet të punojmë më shumë për të prodhuar

16 July, 2025
Bebe Rexha blen lodrën e famshme ‘Labubu’ – por merr paralajmërime nga fansat: Është djallëzore, hidhe tutje

Bebe Rexha blen lodrën e famshme ‘Labubu’ – por merr paralajmërime nga fansat: Është djallëzore, hidhe tutje

16 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5150 shares
    Share 2060 Tweet 1288
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2582 shares
    Share 1033 Tweet 646
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1972 shares
    Share 789 Tweet 493
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1872 shares
    Share 749 Tweet 468
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1725 shares
    Share 690 Tweet 431
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM