Rritje e vizitorëve me bileta online në muzetë e Beratit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Muaji gusht shënon një rritje të numrit të turistëve që kanë  zgjedhur të vizitojnë muzeun e Ikonografisë Onufri dhe muzeun Etnografik të Beratit.

Sipas të dhënave, nga data 1 deri në 16 gusht vihet re një rritje e numrit të vizitorëve në krahasim me muajt paraardhës, qershor e korrik.

Numri total vizitorëve në këtë periudhë arriti në 98% e të gjithë numrit të vizitorëve të muajit korrik dhe 188% të muajit qershor.

Një rritje prej 112% vërehet në këto ditë edhe për vizitorët me bileta online, në krahasim me të gjithë periudhën e muajit të kaluar.

Po ashtu, përveç vizitorëve vendas që përbëjnë 49% të gjithë vizitorëve, vizitorët e huaj janë kryesisht polakë, bjellorusë, çekë, ukrainas, francezë./ATSH/

Share This Article