Rritje të pagave për 10% në arsim, SASHK shqyrton ofertën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria i ofron Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës rritje të rrogave për punonjësit në arsim prej 10%.

Këtë e njoftoi ministri i Arsimit. Arbër Ademi, pas takimit  të realizuar me përfaqësuesit e SASHK-ut, takim që erdhi pas përfundimit të afatit që Sindikata i dha ministrisë për të shqyrtuar kërkesën e tyre për rritje të pagave prej 25%.

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, tha se më 10% e paralajmëruar, rritja e pagave në arsim brenda dy vitesh arrin 20%.

Drejtuesit e SASHK-ut nesër pritet të mblidhen për të diskutuar mbi ofertën e fundit të Ministrisë së Arsimit. Bisedimet mes SASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit vazhduan pas grevës paralajmëruese të mësimdhënësve të cilët kërkuan rritjen e pagave për 25 për qind./Alsat/

Share This Article