ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme 7 hours ago
Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme 8 hours ago
Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB 10 hours ago
Çmimi i arit arrin rekord të ri 10 hours ago
Sekretari Streeting: Britania duhet t’i bashkohet unionit doganor të BE-së 10 hours ago
Next
Prev
Home UK

Rrjetet e supermarketeve në Britani thonë se nuk do të largojnë klientët që nuk mbajnë maska.

albnews by albnews
25 July, 2020
in UK
0
Rrjetet e supermarketeve në Britani thonë se nuk do të largojnë klientët që nuk mbajnë maska.
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Policia dhe supermarketet britanike u përplasen të premten rreth asaj se kush duhet të zbatojë rregullat e reja që kanë të bëjnë me mbajtjen e maskave të fytyrës të detyrueshme në dyqane.

Kushdo që shkel rregullat mund të gjobitet deri në 100 funta.

RelatedPosts

Po protestonte pro Palestinës, arrestohet në Londër aktivistja Greta Thunberg

Drogoi dhe përdhunoi gruan e tij për 13 vjet, 49-vjeçari britanik përballet me 56 akuza

Sekretari Streeting: Britania duhet t’i bashkohet unionit doganor të BE-së

“Janë anetarët tanë të policisë nga të cilët pritet të sigurojnë mbarevajtjen e asaj që është mënyrë e re e të jetuarit, por unë do të nxis dyqanet e shitjes me pakicë që të luajnë rolin e tyre në bërjen qartë të rregullave, nëse nuk keni maskë, atëherë nuk mund të hyni”, tha John Apter, shefi i Policisë Federale të Anglisë dhe Uellsit.

“Oficerët do të jenë atje për të ndihmuar dyqanet nëse është e nevojshme, por vetëm si mjeti i fundit, pasi ne thjesht nuk kemi resurse”, tha ai.

Co-op, Asda dhe Sainsbury, tre nga zinxhirët më të mëdhenj të supermarketeve në Britani, thanë se nuk do të largojnë klientët që nuk mbajnë maska.

“Ne do të kemi mbishkrime në dyqane për rregullat e reja të mbulimit të fytyrës, por është e qartë se punonjësit e dyqaneve nuk duhet të zbatojnë legjislacionin e ri”, tha Jo Whitfield nga Co-op.

“Çdo ditë ata përballen me abuzim, sjellje kërcënuese dhe madje sulme fizike. Shifrat tona tregojnë se gjatë krizës së COVID-19, raste të tilla janë rritur, ndërsa detyrimi i mbajtjes së maskës mund të jetë një tjetër pikë interesante”, theksohet më tej.

Sainsbury, zinxhiri i dytë më i madh i supermarketeve në vend, tha në mediat sociale: “Ne nuk do të bëjmë trysni ndaj klientëve tanë pa maskë kur hyjnë ose kur janë në dyqan, pasi ata mund të kenë një arsye për të mos mbajtur maska”.

Zëdhënësi i Asda tha: “Ndërsa ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i inkurajuar fuqimisht klientët që të mbajnë maska në fytyrë brenda dyqaneve tona, është përgjegjësi e autoriteteve përkatëse të policisë që të zbatojnë rregullat e reja”.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në 45.677, një rritje prej 123 viktimash në 24 orët e fundit, kurse rastet e konfirmuara kanë arritur në 297.914, me një rritje prej 770 infeksionesh.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme

Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme

23 December, 2025
Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme

Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme

23 December, 2025
Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

23 December, 2025
Çmimi i arit arrin rekord të ri

Çmimi i arit arrin rekord të ri

23 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result