Rrjetet sociale rrisin vetminë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nëse në njërën anë rrjetet sociale lejojnë më shumë kontakt me njerëzit, ana tjetër negative është rritja e probabiliteti të vetmisë dhe izolimit social.

Kjo nuk është vetëm një çështje psikologjike, por kjo gjendje përkeqëson sëmundjet e ndryshme të organizmit, sipas studimit të kryer në moshat mbi 18 deri në 30 vjeç nga Qendra e Kërkimeve të Teknologjisë dhe Shëndetit në Universitetin e Pitsburgut dhe i botuar në revistën Amerikane të Promovimit të Shëndetit.

Studimi përfshinte 1 178 studentë nga Universiteti i Virxhinias Perëndimore dhe për çdo rritje 10% të përvojave negative në mediet sociale, pjesëmarrësit raportonin një rritje prej 13% të ndjenjave të vetmisë. Ky ndryshim, megjithatë, nuk u gjet për të kundërtën,për përvojat positive, ku çdo 10% rritje, nuk kishte asnjë efekt.

“Perceptimi i izolimit social, i cili është sinonim i vetmisë, shoqërohet me pasoja të dobëta shëndetësore, të tilla si hipertensioni, sëmundjet e zemrës dhe depresioni”, tha studiuesi kryesor Brian Primarck dukes shtuar se është thelbësore të kuptojmë më mirë se si mund t’i ndihmojmë njerëzit të lundrojnë në rrjetet sociale, pa pasoja të shumta negative.  

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply