Mediat shtetërore ruse duket se po tentojnë të mos i japin aspak kohë transmetimi kritikëve të qeverisë, lidhur me reagimet për vdekjen në burg të Alexei Navalny.
Në kanalet televizive shtetërore, mediat me audiencën më të madhe në Rusi, ka pasur mbulim minimal të vdekjes së Navalny-t dhe raportet e para ishin kryesisht të pakta dhe të pakuptimta.
Në dy nga kanalet më të njohura – Channel One dhe Rossiya 1 – u deshën pothuajse 45 minuta dhe një orë përkatësisht pas njoftimit, përpara se të përmendej.
Këto raporte nuk dhanë asnjë informacion kontekstual se kush ishte Navalny dhe as pse ishte në burg.
Askush nuk e përmendi as emrin e tij të plotë, duke iu referuar vetëm si “Navalny”.
Kur një politikan liberal që shfaqej në një tjetër kanal televiziv shtetëror popullor u përpoq të shprehte ngushëllimet e tij për vdekjen e Navalny, ai u ndërpre nga drejtuesi i programit, i cili e pyeti se çfarë kishte të bënte kjo me temën që ata po diskutonin.
Në rrjetet sociale, megjithatë, është një pamje krejt tjetër. Lajmet janë përhapur në të gjithë platformat si X (dikur Tëitter) ku ishte një temë kryesore në trend, e po ashtu edhe në Telegram, një burim gjithnjë e më popullor lajmesh.
Postimet në Navalny ishin ndër më të shikuarat në Telegram, duke mbledhur milion shikime në orë.