Rroga “qyl”! Kush janë gjashtë deputetët me 0 fjalime e 0 angazhime në Kuvend

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Raporti i Institutit për Studimet Politike mbi efikasitetin e deputetëve në sesionin e shkuar ka bërë një renditje të deputetëve më pak efikasë gjatë periudhës janar-gusht 2024.

Sipas raportit, në listë kryesojnë pothuajse të njëjtit deputetë si edhe në sesionet e kaluara parlamentare.

Agron Çela i PS, Gledis Çeliku i PSD, Gertjan Deda i PSD, Niko Kuri PS/MEGA, Shkelqim Bullari i PS dhe Tatiana Piro e PS janë 6 deputetët më pak efikasë.

“Nga të dhënat monitoruese janë gjashtë deputetësh që nuk kanë arritur të lënë “gjurmë parlamentare” në sesionin e fundit parlamentar, duke mos pasur asnjë angazhim personal në komisionet e Kuvendit dhe as në seancat plenare. Nuk është vetëm çështje statistikore (0 fjalime), por është shumë më komplekse, ata nuk kanë iniciuar asgjë, nuk kanë bërë asnjë propozim, nuk kanë folur për asgjë dhe nuk kanë ushtruar kështu pjesën më të madhe të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore parlamentare”, thuhet në raportin e Institutit për Studimet Politike.

Share This Article