Rrogë 30 mijë paund në vit, pa asnjë kosto, por… është në fund të botës!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nëse nuk ju shqetëson i ftohti dhe po kërkoni një punë të re, Shërbimi Britanik i Antarktikës  ka hapur vende pune në stacionet e tij kërkimore në Antarktik. Pozicionet përfshijnë kuzhinierë, hidraulikë, marangozë, operatorë makinerish, oficerë lundrimi dhe vëzhgues meteorologjikë, me paga që fillojnë nga 30 mijë paund në vit dhe pa asnjë kosto.

Jeta në Antarktik nuk është për të gjithë, pasi kontinentin e mbulon errësira për gjysmën e vitit. Mike Brian, menaxher i operacioneve në Stacionin Rothsera, tha se stacionet kanë nevojë për njerëz të zakonshëm që bëjnë punë të zakonshme, por në një vend jashtëzakonisht të vështirë.

Kontratat zgjasin nga gjashtë deri në 18 muaj, ndërsa BAS ofron akomodim, ushqim, udhëtime, veshje speciale dhe mjetet e nevojshme për punë. Phill Coolman, marangoz në Stacionin Halley VI, ka punuar aty për gjashtë vjet, duke përfituar aftësi të reja dhe përvojë të veçantë. Ai përshkruan stacionin si një “shtëpi dhe familje”, ku të gjithë punojnë së bashku për të mbajtur stacionin dhe kërkimin shkencor aktiv.

Share This Article