Koreja e Veriut është një nga vendet më të padepërtueshme në botë për turistët, por së fundmi ajo ka liruar kontrollin e saj. Një numri turistësh të përzgjedhur u lejohet aksesi në shtetin diktatorial, por ata duhet të ndjekin itineraret e paracaktuara dhe të shoqërohen kudo nga guidat lokale.
Së fundmi, një turist spanjoll i njohur në TikTok me pseudonimin @caminante.rojo vizitoi kryeqytetin Phenian dhe arriti të filmonte fshehurazi disa pamje të tij.
Në video shfaqen hapësira të mëdha dhe rrokaqiej moderne, të ngjashme në çdo mënyrë me ato të një kryeqyteti perëndimor. Megjithatë, pjesa më interesante e videos është ajo e filmuar brenda një fabrike birre. Ajo që është më e habitshme është çmimi i disa birrave të importuara, si për shembull një lager belge kushton rreth 72 euro.
Arsyeja është e thjeshtë, sanksionet ekonomike të cilave iu është nënshtruar Koreja e Veriut prej vitesh i bëjnë shumë të shtrenjta ato pak produkte të importuara nga jashtë.
Çmimi i birrës lokale është shumë më modest, vetëm 3 dollarë. Një kuriozitet tjetër është se brenda sallës së birrës, turistët e huaj mund të konsumojnë vetëm në katin e sipërm, të ndarë nga vendasit që janë të rezervuar për katin përdhes.