Rrufeja vret 17 dasmorë në Bangladesh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Së paku 17 persona kanë vdekur gjatë një dasme në Bangladesh, pasi janë goditur nga rrufeja, raporton BBC.

14 të tjerë, përfshirë edhe dhëndri, janë lënduar. Gruaja nuk ishte në atë moment kur goditi rrufeja.

Dasmorët në qytetin Shibganj po shkonin në drejtim të shtëpisë së nuses, kur hasën në një stuhi. Zyrtarët kanë thënë se ata janë goditur disa herë nga rrufeja.

Çdo vit, qindra persona vdesin pasi goditen nga rrufeja në Azinë Jugore.

Në vitin 2016, Bangladeshi i kishte shpallur goditjet nga rrufeja si katastrofë natyrore pasi më tepër se 200 persona vdiqën vetëm brenda muajit maj nga goditjet nga rrufeja, përfshirë 82 brenda një dite.

Share This Article