ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra! 7 hours ago
Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias 7 hours ago
Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin 7 hours ago
Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz 7 hours ago
Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri 7 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Kulture

Rruga “Kolë Idromeno”, një perlë e arkitekturës veneciane në Shkodër

albnews by albnews
2 August, 2023
in Kulture, Shqiperia
0
Rruga “Kolë Idromeno”, një perlë e arkitekturës veneciane në Shkodër
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ajo është një nga rrugët më të bukura në të gjithë Shqipërinë. E fundit në Ballkan si vazhdim i arkitekturës veneciane. 

Është fjala për rrugën “Kolë Idromeno” në Shkodër, e emërtuar për nder të arkitektit që e projektoi, por e njohur ndryshe edhe si “Piaca”. 

RelatedPosts

Alis fiton Festivalin e 64-të të Këngës, “Nan” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

Zbulohet muri gjigant nënujor 7 mijë vjeçar në Francë, gjurmë të një qytetërimi të lashtë të fundosur

Fest 64/ Nata e “Nostalgjisë” bën bashkë brezat, zbardhen 5 finalistët e rinj, Vasili: Skena e identitetit tonë kulturor që ka bashkuar shqiptarët përmes tingujve

Ndonëse temperaturat janë të larta dhe i nxehti bëhet sfidues në këtë zonë muzeale, frekuentimi mbetet i madh dhe turistët që kalojnë në të mahniten nga arkitektura e kësaj rruge.

“Pjesa që po më pëlqen më shumë nga Shkodra është kjo rrugë e bukur, por më duket një qytet i mbushur me detaje, duke nisur nga komunizmi deri tek modernia. Kjo zonë nuk më ngjan me zhvillimin e tepruar industrial që kemi në Itali, pasi këtu ruhet mirë arkitektura e vjetër,” thotë një turist italian.

“Vij nga Holanda dhe kjo rrugë duket shumë tërheqëse, me ndërtesa shumë të bukura. Vizitova po ashtu edhe Muzeun e Fotografisë “Marubi”,” thotë një turist holandez.

“Vijmë nga Italia dhe mbërritëm dje në Shkodër. Patëm mundësi të “zbulonim” pak nga jeta e natës në këtë zonë dhe na pëlqeu shumë. Do të vizitojmë sot edhe kalanë e qytetit,” shprehet një tjetër turist italian.

“Vij nga Italia dhe ngjan me vendin tim kjo rrugë, e cila më duket shumë turistike. Do të qëndroj këtu 12 ditë,” thotë një bashkëatdhetari i tij.

“Unë jam nga Vjena dhe për shkak se bashkëshortja ime është shqiptare e vizitoj shpesh këtë vend dhe më pëlqejnë shumë njerëzit këtu, sepse më duken miqësorë dhe të dashur. Më tërheq shumë arkitektura e kësaj rruge, baret, kafenetë si dhe ushqimi tepër i shijshëm,” shton një austriak.

Arjani, shitësi i suvenirëve, thotë se turistët nuk mjaftohen vetëm me një shëtitje përgjatë kësaj rruge, por ata duan të marrin edhe një kujtim me vete siç janë kartolinat apo ngjitësit me pamje të Shkodrës.

Pedonales “Kolë Idromeno” ia shton edhe më shumë densitetin e lëvizjes edhe Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”. Shtëpitë e vjetra me mure të larta prej guri e porta të mëdha prej druri e bëjnë vërtet tërheqëse këtë rrugë, e cila përfaqëson imazhin historik të qytetit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

21 December, 2025
Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias

Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias

21 December, 2025
Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin

Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin

21 December, 2025
Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz

Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz

21 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result