Rrugët e Kievit shndërrohen në muze, ekspozohen mjetet e shkatërruar ushtarake ruse

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qendra e Kievit është shndërruar në një muze, ku janë ekspozuar tanket e shkatërruara të ushtrisë së Vladimir Putinit, që filloi pushtimin e këtij vendi në fund të shkurtit.

Banorët lokalë në veçanti ata të rrugës Khershchatyk, janë çdo ditë dëshmitarë të “ekspozitave” të shumta, ku shfaqen mjetet ushtarake të ushtrisë ruse, transmeton Telegrafi.

Imazhet e publikuara më poshtë shfaqin armët e ndryshkura – kjo pasi ato janë sekuestruar prej muajsh kur rusët dështuan të marrin nën kontrollin Kievin.

Sipas inteligjencës ukrainase, Moska ka humbur një numër të madh të tankeve në luftimet e ashpra në Ukrainë.

Sipas të dhënave më të fundit nga ushtria ukrainase, trupat ruse nga fillimi i pushtimit kanë pësuar humbje të mëdha.

Madje pretendohet se 45.200 ushtarë janë vrarë dhe mbi 3.000 tanke janë shkatërruar. 

Share This Article