Rrugët të kthyera në lumenj/ Rëndohet bilanci, 35 persona humbin jetë nga përmbytjet në Vietnam. Mbi 16 mijë shtëpi nën pushtetin e ujit 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet më të rënda të dekadave të fundit kanë goditur Vietnamit qendror, duke shkaktuar të paktën 35 viktima gjatë kësaj jave, sipas autoriteteve të menaxhimit të fatkeqësive. Pesë persona të tjerë raportohen ende të zhdukur.

Rreshjet intensive kanë përfshirë provincat bregdetare që nga fundjava e kaluar, duke sjellë nivele rekord reshjesh – deri në 1.7 metra ujë brenda vetëm 24 orëve, nga e diela në të hënë.

Situata është kritike në qytetin historik Hoi An, një nga atraksionet kryesore turistike të vendit dhe pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Rrugët e qytetit janë përmbytur plotësisht, dhe banorët lëvizin me varka përmes ujërave që kanë përfshirë shtëpi e biznese.

Autoritetet lokale raportojnë se niveli i lumit në zonë ka arritur pikën më të lartë në 60 vitet e fundit, duke lënë mijëra familje të izoluara, rrugë të bllokuara dhe toka bujqësore të shkatërruara. Më shumë se 16,500 shtëpi u përmbytën, ndërsa 40,000 kafshë ngordhën

Share This Article