Rrugëtimi drejt BE dhe Plani i Rritjes Ekonomike, liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen më 28 dhe 29 shkurt në Tiranë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në Tiranë në datat 28 dhe 29 shkurt. Fokus i takimit do të jetë rrugëtimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE, ku pritet të diskutohet për objektivat e vendosura nga unioni për vendet e Ballkanit, si edhe krijimin e themeleve për hapat e ardhshëm në zbatimin e Planit të Rritjes dhe avancimit të bashkëpunimit dhe ndërveprimit me Komisionin Europian.

Lajmi për mbledhjen e lidërve në Tiranë u bë me dije gjatë tryezës ministrore të përfaqësuesve nga Ballkani Perëndimor për fushën e integrimit evropian, së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG NEAR), mbi Planin e Rritjes.Kujtojmë se Komisioni Evropian, në nëntor 2023, propozoi një Plan të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili synon të zgjerojë përfitimet e Tregut Unik të Bashkimit Evropian në rajon përpara anëtarësimit formal, me synim kontributin pozitiv në rritjen ekonomike dhe përshpejtimin e konvergjencës socio-ekonomike me BE-në.

https://www.facebook.com/EIRepublicofKosovo/posts/684462720521064?ref=embed_post
Share This Article