Rrugëtimi i Kombëtares drejt Botërorit nis nga “Wembley”, dalin në shitje biletat për ndeshjen Angli-Shqipëri!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kombëtarja shqiptare do të nisë edicionin kualifikues për Kupën e Botës 2026 më 21 mars ndaj Anglisë në stadiumin “Wembley”, në Londër.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se biletat për ndeshjen Angli – Shqipëri kanë dalë në shitje. Për të siguruar një biletë, tifozët duhet të ndjekin këto hapa:

  • Krijimi i një llogarie: Fillimisht, duhet të regjistroheni me email-in tuaj dhe të plotësoni të dhënat bazike në platformën e caktuar në këtë linkhttps://www.wembleystadium.com/tickets.
  • Pasi të hapni linkun, kaloni te “my account” për të krijuar llogarinë tuaj.
  • Përdorimi i linkut të dedikuar: Pas krijimit të llogarisë, do të keni akses në një faqe të rezervuar për tifozët shqiptarë, ku mund të blini biletat në këtë link: Biletat e ndeshjes
  • Çmimet e biletave: Biletat janë të ndara në tre kategori dhe çmimet ndryshojnë sipas vendndodhjes në stadium. Tifozët shqiptarë kanë në dispozicion sektorët 126, 127, 128, 129, 130, 131 dhe 132.

Share This Article