Këtë të enjte Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Europës. Që nga shpallja e pavarësisë, më 17 shkurt 2008, Kosova është përpjekur të fitojë njohje në arenën ndërkombëtare dhe të anëtarësohet në disa organizata, përfshirë edhe ato më të rëndësishme financiare dhe sportive. Rel ka analizuar rrugëtimin e Kosovës gjatë këtyre viteve, duke i përmbledhur të dhënat në tabelën e mëposhtme.
| Kosova është anëtare e: | Nuk është anëtare e: |
|---|---|
| Bankës Botërore | Organizatës së Kombeve të Bashkuara |
| Fondit Monetar Ndërkombëtar | NATO-s |
| Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim | Bashkimit Evropian |
| Organizatës Botërore të Doganave | Këshillit të Evropës |
| Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) | Organizatës Botërore të Tregtisë |
| Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit | Organizatës Botërore të Shëndetësisë |
| Federatës Botërore të Futbollit | Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë |
| Federatës Evropiane të Futbollit | Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (INTERPOL) |
| Komitetit Olimpik | Agjencisë për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO) |
Ndërkohë kujtojmë se deri në ditën e sotme 117 shtete kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

