Rrugetimi ne sukses

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Suksesi
Suksesi është një synim të cilin çdo njëri nga ne e ëndërron mirëpo një gjë e tillë nuk arrihet nëse ne nuk angazhohemi në realizimin praktik për të arritur deri tek rezulltati i dëshiruar.
Si i tillë suksesi është një proces i cili duhet zhvillohet në menyrë graduale për të arritur ndikimin e tij maksimal. Çdo veprimtari e ka një rrugëtim të caktuar në të cilën njeriu duhet të mësoj se si të përballet me sfidat të cilat jan në rrugetimin e tij . Duke parë që njeriu është një qenie e cila lindë për të mësuar ne duhet ta kuptojmë që fillimi i angazhimit tonë nënkupton se ne jemi një produkt që duhet të finalizohet për të qenë sa më i kompletuar. Ballafaqimi me sfidat ditore na mëson se si ne duhet të formësohemi ne aspektin profesional dhe njerëzorë e ky ballafaqim na mëson për gjendjen reale e cila na rrethon , gjendje kjo jo rrallë herë edhe na bënë të kuptojmë se mendimi ynë mund të jetë i gabuar nga mënyra paraprake se si ne i kemi konceptuar elementet e asaj në të cilen ne jemi të angazhuar dhe si rrjedhojë ne marrim ngacmime të ndryshme në mënyrën tonë të të menduarit si proces psikologjik.
Psikologjia e të menduarit ka rol kyç në arritjen e suksesit sepse në mendjen tonë pikpamja e arritjeve në jetë është çdo herë ideale dhe pa pengesa mirëpo realiteti na bën të kuptojmë se pengesat egzistojnë dhe ato janë tregues real i gjendjes tonë të brendshme duke na e bërë të qartë ne faktin :

  1. A është një gjë e tillë ajo që na nevojitet.
  2. A e plotëson ajo nevojen tonë.
  3. Sa jemi të pregaditur për të.
  4. A do ta arrijmë lehtë atë.
  5. Sa jemi te vendosur.
  6. Sa larg jemi të gatshëm të shkojmë drejt finizimit të qëllimit.
  7. Si do të përgjigjemi ndaj pengesave.
  8. Si do ta menaxhojmë suksesin pasi ta kemi arritur.
  9. A ishte ky rrugtim për një qëllim të mirë.

Herolid Krasniqi

Share This Article