Senatori republikan Marco Rubio u shfaq së bashku me ish-presidentin Donald Trump gjatë një mitingu në Florida përpara zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara që do të mbahen nëntorin e ardhshëm.
Rubio foli para Trump, duke drejtuar sulme të ashpra ndaj Presidentit Joe Biden dhe Zëvendës Presidentes Kamala Harris dhe duke shprehur dyshime për aftësinë e Biden për të vazhduar të shërbejë si kreu i shtetit.
Sipas burimeve të cituara nga gazeta “The Hill”, Trump ka ngushtuar listën e kandidatëve të mundshëm për zëvendëspresident tek Rubio dhe senatori J.D Vance nga Ohio.