ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
U dënua me burg të përjetshëm për ekzekutimin e kryekomisarit Dritan Lamaj, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi 10 minutes ago
“BBV Albania 5” nis sot/ Emocione, surpriza dhe personazhe VIP, rikthehet spektakli nën drejtimin e Ledion Liços 13 minutes ago
SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë 23 minutes ago
Thiago Silva rikthehet në Evropë, Porto “kërcënon” Milanin 29 minutes ago
Barça rrit presionin ndaj Bastonit, alternativë është Gvardiol i Cityt 30 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Rubio: Ne nuk detyrojmë as Rusinë dhe as Ukrainë të bëjnë marrëveshje për paqen

albnews by albnews
20 December, 2025
in Bota
0
Rubio: Ne nuk detyrojmë as Rusinë dhe as Ukrainë të bëjnë marrëveshje për paqen
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sekretari i Shtetit amerikan Marco Rubio ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do të detyrojnë Ukrainën të pranojë ndonjë marrëveshje për t’i dhënë fund pushtimit rus.

Kjo deklaratë e Rubios vjen teksa aleatët evropianë u bashkuan në raundin e ri të bisedimeve në Majemi.

RelatedPosts

Khodorkovsky: Putin sillet si lojtari kumari, nuk heq dorë lehtë nga lufta

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Princeshës së Norvegjisë, mund të ketë nevojë për transplant të mushkërive

Bill Clinton thyen heshtjen pasi i dalin fotot nga dosja ‘Epstein’

Bisedimet e kësaj fundjave zhvillohen në një moment kur presidenti rus Vladimir Putin, në konferencën e tij vjetore për shtyp, premtoi se do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë, duke lavdëruar fitoret në fushëbetejë gati katër vjet pas fillimit të luftës.

Emisarët e presidentit Donald Trump po shtyjnë përpara planin ku SHBA-të do të ofrojnë garanci sigurie për Ukrainën, por Kievi pritet të dorëzojë disa territore – një perspektivë që has rezistencë të fortë nga shumë ukrainas.

Por Rubio theksoi se çdo marrëveshje duhet të pranohet nga të dyja palët.

“Nuk ka marrëveshje paqeje nëse Ukraina nuk bie dakord. Ne nuk mund ta detyrojmë Ukrainën të bëjë një marrëveshje. Ne nuk mund ta detyrojmë po ashtu Rusinë të bëjë një marrëveshje. Ata duhet ta duan vetë një marrëveshje”, u shpreh Rubio.

Rubio tha se mund t’u bashkohet bisedimeve në Majemi, qytetin e tij të lindjes, ditën e sotme.

Emisari global i Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i tij Jared Kushner po udhëheqin bisedimet, ku marrin pjesë negociatori kryesor ukrainas Rustem Umerov, si dhe zyrtarë të lartë nga Britania, Franca dhe Gjermania.

Zyrtarë rusë – përfshirë negociatorin e Kremlinit Kirill Dmitriev – pritet të takohen veçmas me zyrtarë amerikanë në Florida gjatë fundjavës.

Umerov shkroi në rrjetet sociale se kishte informuar Presidentin Volodymyr Zelensky pas bisedimeve në Majemi.

“Ne u dakordësuam me partnerët amerikanë për hapat e mëtejshëm dhe vazhdimin e punës së përbashkët në të ardhmen e afër. Ne po veprojmë qartë në linjë me prioritetet e përcaktuara nga presidenti: siguria e Ukrainës duhet të garantohet në mënyrë të besueshme dhe afatgjatë”, tha më tej Rubio.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

U dënua me burg të përjetshëm për ekzekutimin e kryekomisarit Dritan Lamaj, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi

U dënua me burg të përjetshëm për ekzekutimin e kryekomisarit Dritan Lamaj, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi

20 December, 2025
“BBV Albania 5” nis sot/ Emocione, surpriza dhe personazhe VIP, rikthehet spektakli nën drejtimin e Ledion Liços

“BBV Albania 5” nis sot/ Emocione, surpriza dhe personazhe VIP, rikthehet spektakli nën drejtimin e Ledion Liços

20 December, 2025
SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

20 December, 2025
Thiago Silva rikthehet në Evropë, Porto “kërcënon” Milanin

Thiago Silva rikthehet në Evropë, Porto “kërcënon” Milanin

20 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result