Rubla ruse bie pikiatë, ndalohet këmbimi i saj në Moskë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Banka qendrore ruse pritet të ndërhyjë me urgjencë në treg pasi monedha vendase, rubla ra në nivelet më të ulëta historike.

The Guardian raporton se pikat e këmbimit valutor në Moskë kanë ndalura tregtimin e rublës me dollarë dhe euro.

Një pikë e njohur këmbimi valutor tha se kanë ndaluar këmbimin para dy orësh, teksa monedha ruse është në rënie pikiatë.

Monedha, obligacionet dhe aksionet e Rusisë janë kudo në rënie.

Perëndimi është angazhuar se do të godasë Moskën me sanksione që nuk janë parë ndonjëherë.

Edhe tregjet perëndimore janë lëkundur, ndërkohë që çmimi i naftës ka njohur rritje të menjëhershme.

Share This Article