Ruçi: Dëshmorët, legjionarët e lirisë dhe progresit shoqëror

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi me rastin 5 Majit, i ka konsideruar Dëshmorët e Atdheut, legjionarët e lirisë dhe progresit shoqëror.

Në mesazhin e tij, Ruçi shprehet se Dita e Dëshmorëve të Atdheut është ndër ditët më të shënuara të kombit, vajzat dhe djemtë, gratë dhe burrat, që janë flijuar për lirinë .

“Është dita kur Shqipëria përkujton vajzat dhe djemtë, gratë dhe burrat, që janë flijuar për lirinë dhe mbrojtjen e saj. Çdo komb krenohet me të rënët për lirinë. Nuk ka virtyt më të lartë për një shoqëri se sa nderimi për dëshmorët. Dëshmorët nuk janë thjesht krenaria e të kaluarës, ata janë mesagjerët e të ardhmes. Qëndrimi ndaj dëshmorëve është shenjë e emancipimit dhe qytetërimit të shoqërisë. Çdo kohë ka pasur luftëtarët, vetëmohuesit dhe dëshmorët e saj. Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare është kujtesë e luftërave çlirimtare të popullit shqiptar dhe dëshmorët e saj janë legjionarët e legjonarëve të lirisë dhe progresit shoqëror. Jeta e tyre është shkrirë në jetën e Shqipërisë. Heroizmi i tyre e fisnikëroi më tepër Shqipërinë. Sot buqeta me lule të freskëta në Monumentin “Nënë Shqipëri” është përbetimi se Shqipëria meriton gjithçka dhe është mbi gjithçka”, shprehet ai.

Po ashtu, Ruçi tha se vite më parë e kujtonim këtë ditë me me nënat e tyre, sot me nipat dhe stërnipat.

“Vite më parë, i përkujtonim dëshmorët bashkë me nënat e tyre. Sot kemi midis nesh mbesat, nipat e stërnipat e tyre. Kjo është dialektika e jetës. Familjet shqiptare do të ruajnë përjetësisht kujtimin dhe nderimin për të rënët për atdheun dhe lirinë. Unë jam krenar që kontribuova që Kuvendi i Shqipërisë të përmirësojë ligjin “Për statusin e dëshmorit të atdheut”, për të respektuar e nderuar më shumë dëshmorët, familjet dhe organizatat e tyre”, tha ai.

“Sot shërbimi për atdheun kërkon mbrojtjen e jetëve  njerëzore dhe ne i jemi kushtuar me gjithçka”, shprehet kryeparlamentari Ruçi, në mesazhin  e tij me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut./ATSH/

Share This Article