Ruçi mesazh Kurtit dhe Veselit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër urimi kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Ju uroj përzemërsisht për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit në Republikën e Kosovës. Qytetarët e Kosovës i besuan dhe e votuan Lëvizjen Vetëvendosje dhe unë kam besim se Qeveria e dalë nga këto zgjedhje do të punojë pa u lodhur për zhvillimin, prosperitetin, paqen, sigurinë dhe integrimet atlantike dhe europiane të Kosovës”, shprehet ai.

Po ashtu, Ruçi përgëzon Veselin për standardet demokratike të zgjedhjeve.

“Mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyer midis dy Kuvendeve. Kam Bindje se PDK do t’i shërbejë kombit e qytetarëve në opozitë. Respektimi i fituesit, model demokracie”, shprehet ai.

Kryetari i Kuvendit, Ruçi thekson se “Kuvendi i Shqipërisë, ashtu si deri tani, do të nxisë e mbështesë fuqimisht bashkëpunimin parlamentar si edhe bashkëpunimin midis qeverive dhe institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës”. /

Share This Article