Albania
Ruçi në Katar: Të zbatojmë marrëveshjet e nënshkruara mes dy vendeve
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i shoqëruar nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh anëtar i grupit të miqësisë me Katarin, Taulant Balla, dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Vilma Bello dhe Musa Ulqini, si edhe sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shipërisë, Genc Gjonçaj ndodhet në një vizitë zyrtare në Katar.
Ditën e djeshme Ruçi dhe delegacioni shqiptar u takuan me Kryetarin e Parlamentit të Katarit, Ahmad bin Ambudulla bin Zaid al-Mahmoud.
Gjatë takimi Kryetari i Kuvendit, Ruçi vuri në dukje se marrëdhëniet e mira dypalëshe me Katarin si edhe sugjeroi zgjerimin e bashkëpunimit parlamentar, nëpërmjet rritjes së kontakteve të grupeve të miqësisë dhe bashkëpunimit midis komisioneve parlamentare, si edhe nxitjen e qeverive, institucioneve dhe sipërmarrjeve private të të dy vendeve për të rritur e zgjeruar bashkëpunimin midis tyre.
Ruçi nënvizoi gjithashtu se marrëveshjet e nënshkruara midis të dy vendeve duhet të fillojnë të zbatohen, në mënyrë që qytetarët dhe sipërmarrjet të përfitojnë prej tyre.
“Me interes për Shqipërinë do të ishte rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe shtimi i investimeve nga Katari në projektet strategjike për vendin.Midis tyre, dëshiroj te nenvizoj aktivizimin e marrëveshjeve ekonomike e tregëtare të nënshkruara dhe përshpejtimin e atyre që janë në proçes, përshpejtimin e veprimeve të qeverise së Katarit për lehtësimin dhe heqjen e vizave për shqiptarët, bashkëpunimin në fushën e transporit ajror dhe hyrjen e Qatar Airëays për fluturime direkte Doha-Tiranë. etj”,- vuri në dukje Kryetari i Kuvendit.
Kryetari i Parlamentit të Katarit, z. Ahmad bin Ambudulla bin Zaid al-Mahmoud vuri në dukje se Shteti i Katarit është mjaft i interesuar dhe i vendosur të zgjerojë dhe forcojë bashkëpunimin me Shqipërinë, si një vend mik. “Unë do të nxis qeverinë dhe kompanitë katareze të shqyrtojnë me kujdes propozimet e palës shqiptare dhe tu përgjigjen atyre me nisma konkrete bashkëpunimi”,- nënvizoi kryeparlamentari al-Mahmoud.
Gjithashtu Ruçi kërkoi mbështetjen e Shtetit të Katarit edhe për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
Albania
Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan
Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.
Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.
Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.
“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.
Albania
Ambasada e SHBA në Tiranë u uron shqiptarëve Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë!
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka përcjellë shqiptarëve urimet për Vitin e Ri, duke theksuar forcimin e vazhdueshëm të partneritetit mes dy vendeve, bazuar në qëllime dhe vlera të përbashkëta.
Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Ambasada thekson se fundi i vitit shërben si një moment reflektimi mbi arritjet e përbashkëta dhe njëkohësisht si një periudhë entuziazmi për zhvillimet që priten gjatë vitit 2026.
“Ndërsa viti po i afrohet fundit, duam të festojmë arritjet tona më të mëdha dhe gjithë entuziazmin për atë që do të vijë në vitin 2026! Nga vizita historike e USS Mount Whitney në brigjet e Shqipërisë, te Shtetet e Bashkuara që do të presin ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare në botë, partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta. Gëzuar Vitin e Ri nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë!”, thuhet ne mesazhin e tyre.
Albania
“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
Qytetarë që kishin planifikuar të udhëtonin sot nga Londra drejt Tiranës me kompaninë ajrore “Wizz Air” kanë denoncuar sërish mungesë serioziteti dhe kompetence nga ana e kësaj kompanie.
Sipas denoncuesve, pas imbarkimit dhe hyrjes në avion, ata janë detyruar të zbresin sërish me arsyetimin se në kontenier ishte ndezur një sinjal paralajmërues.
Pas zbritjes, udhëtarët janë përballur me orë të tëra pritjeje pa asnjë informacion të qartë, ndërsa i vetmi shpjegim i dhënë nga kompania ka qenë se ekziston një problem teknik.
Qytetarët kërkojnë reagim të menjëhershëm dhe nisjen sa më shpejt drejt destinacionit të tyre, ku i presin familjarët për t’u bashkuar me festat. Ata theksojnë se kjo nuk është hera e parë që hasin probleme me këtë kompani ajrore.
“Wizz Air” është shpeshherë objekt ankesash për vonesa të shumta, anulime në momentet e fundit dhe mungesë komunikimi apo përgjigjeje ndaj udhëtarëve.
-
UK2 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania8 hours ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports2 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
Albania2 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
UK1 day agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
