ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
LDK shpall fitoren në Prishtinë, kryetari Përparim Rama: Fitoi vullneti për zhvillim 37 seconds ago
Nga lista e zezë në Shtëpinë e Bardhë- Presidenti sirian nis vizitën historike në SHBA 3 minutes ago
Rrëfehet Stoltenberg: Ja si i refuzova Zelenskyt vendosjen e zonës ndalim-fluturimi mbi Ukrainë në shkurt të 2022-it 4 minutes ago
Dy trena janë përplasur pranë Bratislavës, teksa raportohet për shumë të plagosur. 6 minutes ago
Mbyllet numërimi, PS fiton Vlorën. Çuçi: Brunilda Mersini do të sjellë një energji të re për qytetin 8 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Ruçi: Partizanët, këta kalorës të çlirimit e të lirisë

albnews by albnews
9 September, 2019
in Albania
0
Ruçi: Partizanët, këta kalorës të çlirimit e të lirisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Kuvendit,  Gramoz Ruçi, u ka dërguar një letër përshëndetëse ish partizanëve të Brigadës XX Sulmuese, në 75 vjetorin e themelimit të kësaj Brigade, ku shprehet se sot është shpirtërisht në Protopapë, Maliq, Korçë, Pogradec, Elbasan, Librazhd, Zvezdë, Qafë-Thanë, Përrenjas, Domozdovë, në grykat e Xhyrës dhe kudo ku kanë luftuar e fituar partizanët e Brigadës XX Sulmuese.

“Brigada XX u formua në Protopapë, më 9 shtator 1944, prej bashkimit të batalionit të famshëm “Tomorri”, me batalionet e tjera që vepronin në këto krahina, si  “Reshit Çollaku”, “Hakmarrja” , “Fuat Babani” dhe “Skënder Çaçi”. Asaj iu bashkuan qindra vajza e djem të rinj nga Korça, Skrapari dhe Elbasani, të cilët formuan sëbashku këtë formacion partizan, të njohur për vitalitetin, trimërinë dhe heroizmin e pashoq. 1200 partizanët e Brigadës XX, siç shkruan historia e Luftës, nuk kanë në bilancin e tyre asnjë betejë të humbur”, është shprehur Ruçi.

RelatedPosts

Ishin në kërkim, kapen tre persona në Rinas, mes tyre Denis Xhelili që ‘furnizonte’ Anglinë drogë të klasit A

Kandidati i Edi Ramës në Tepelenë, nuk denjon as të regjistrohet si votues në Tepelenë, por voton në Tiranë

Studimi: Çmimet në Shqipëri mesatarisht 89% më të larta se në BE, mungon konkurrenca në treg

“Vetëm një ditë pas krijimit, më 10 nëntor 1944, partizanët e Brigadës XX hynë në Librazhdin e çliruar dhe një javë më vonë, më 17 nëntor, në Elbasanin e çliruar.  Populli i Elbasanit, Librazhdit dhe gjithë krahinave të tyre do tu jetë mirënjohës përjetë vajzave e djemve të kësaj Brigade, të cilët i çliruan ato nga okupatori nazi-fashist dhe bashkëpunëtorët e tyre vendas”, ka theksuar Ruçi.

“Brigada XX ishte pjesë e uraganit të fuqishëm të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, e cila çliroi Shqipërinë nga pushtuesit nazi-fashistë dhe tradhtarët vendas. Ushtria e partizanëve shqiptarë luftoi denjësisht në krah të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ushtrisë së Kuqe, Ushtrisë së Britanisë së Madhe, të Francës dhe vendeve të tjera të koalicionit antifashist. Ishin partizanët shqiptarë, këta kalorës të çlirimit e të lirisë, që e vendosën Shqipërinë në anën e drejtë të historisë, në krah të forcave antifashiste e çlirimtare”, ka shtuar ai.

“Në këtë ditë të shënuar, është dita të kujtojmë se Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe vlerat antifashiste nuk vjetërohen kurrë. Ato qëndrojnë në themel të lirisë, të përparimit, të kontributit tonë në NATO, për paqen, sigurinë e stabilitetin në rajon e në botë, në themel të rrugëtimit europian të Shqipërisë”, shkruhet në letrën e Kryetarit të Kuvendit,  Gramoz Ruçi, drejtuar përshëndetëse ish partizanëve të Brigadës XX.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

LDK shpall fitoren në Prishtinë, kryetari Përparim Rama: Fitoi vullneti për zhvillim

LDK shpall fitoren në Prishtinë, kryetari Përparim Rama: Fitoi vullneti për zhvillim

10 November, 2025
Nga lista e zezë në Shtëpinë e Bardhë- Presidenti sirian nis vizitën historike në SHBA

Nga lista e zezë në Shtëpinë e Bardhë- Presidenti sirian nis vizitën historike në SHBA

10 November, 2025
Rrëfehet Stoltenberg: Ja si i refuzova Zelenskyt vendosjen e zonës ndalim-fluturimi mbi Ukrainë në shkurt të 2022-it

Rrëfehet Stoltenberg: Ja si i refuzova Zelenskyt vendosjen e zonës ndalim-fluturimi mbi Ukrainë në shkurt të 2022-it

10 November, 2025
Dy trena janë përplasur pranë Bratislavës, teksa raportohet për shumë të plagosur.

Dy trena janë përplasur pranë Bratislavës, teksa raportohet për shumë të plagosur.

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result